Havolli: “Trafiku urban” në gjendje të keqe financiare, nuk do të ketë para ta kthejë kredinë
Sokol Havolli, asamblistë në Kuvendin e Prishtinës nga radhët e LDK-së ka alarmuar për rrezikun nëpër të cilin po kalon Ndërmarrja Publike e Komunës së Prishtinës “Trafiku urban”.
Lajme
Havolli ka thënë se, kjo kompani është në gjendje të rënde financiare, ndërkohë ka thëne se nuk do të mund ta kthejë kredinë për autobusët e rinj nga korriku, ndonëse akoma nuk kanë ardhur edhe
Ky është reagimi i plotë i Havollit:
Trafiku Urban në Prishtinë nuk është në gjendje të mirë financiare. Nga korriku i këtij viti, duhet të filloj pagesa e kredisë ndaj BERZh-it, ndërsa aktualisht Trafiku Urban mezi se realizon pagat dhe shpenzimet operative. Pra, nuk ka gjasa që të ketë kapacitet të paguaj kredinë, dhe për këtë keqplanifikim e keqmenaxhim, qytetarë e Prishtinës do ta paguajnë këtë borxh.
Kur organizohej fushata kundër Qeverisë Isa Mustafa dhe Ministrit Avdullah Hoti me moton “#Ministër #Nënshkruaje”, qëllimi ka qenë që ky borxh të i mbesë krejt Kosovës, për shërbime që ofrohen vetëm në Prishtinë.
Tutje, tash e 4 vjet e 4-5 muaj vazhdojmë të dëgjojmë përrallën e planit të mobilitetit për Trafikun Urban, përrallën e Prishtina Parking e shumë përralla tjera. E në anën tjetër, diku 13-14 milionë euro nga investimet kapitale nuk realizohen.
Do të kërkoj që në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit Komunal të kemi raportim dhe diskutim për të gjitha ndërmarrjet Publike ku aksionar është Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/