Havolli paralajmëron seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Prishtinës për ndotjen

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Sokol Havolli ka bërë të ditur se do të kërkoj nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit Komunal për seancë të jashtëzakonshme, lidhur me nivelin e ndotjes.

Lajme

28/01/2018 19:05

 

Në facebook ai ka bërë të ditur se ky problem meriton trajtim dhe po rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Nga nesër do të filloj të kërkojë nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtzakonshme lidhur me nivelin e ndotjes së ajrit në Kryeqytet. Kjo temë ishte aktuale edhe vitin e kaluar. U nisën disa masa nga Qeveria, por se ku kanë mbetur më nuk ka informata”, ka shkruar Havolli në facebook.

Lexo postimin e plotë:

NDOTJA E AJRIT NË PRISHTINË!

Nga nesër do të filloj të kërkojë nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtzakonshme lidhur me nivelin e ndotjes së ajrit në Kryeqytet.

Kjo temë ishte aktuale edhe vitin e kaluar. U nisën disa masa nga Qeveria, por se ku kanë mbetur më nuk ka informata.

Në anën tjetër, asnjë hulumtim shkencor nuk ka se kush janë shkaktarët e ndotjes.

Diskutohet se është KEK-u, por KEK-u nuk prekë çdo lagje të Prishtinës.
Diskutohet se janë automjetet, por asnjë hulumtim specifik nuk ka.
Diskutohet edhe për përdorimin e qymyrit nga ekonomitë familjare (mjaft e bazuar sepse edhe lagjet që gravitojnë tek parku i taukbashqes janë po aq të ndotura). E shumë shkaktarë të tjerë.

Në këtë seancë do të parashtrojmë problemin që tashmë eshtë sikur elefanti në dhomë, dhe do të shprehim me të gjithë asambleistët e nënshkruar gatishmërinë që përmes vendimarrjes së Kuvendit Komunal të merrem hapa të nevojshëm për periudhën afatshkurtë, por edhe të obligohet ekzekutivi që në periudhë afatgjatë të adresoj problemin e ajrit të ndotur.

Një listë me disa hapa preliminar për adresim të emergjent do ta paraqes në seancë.