Hasta La Vista, Messi

Arnold Schwarzenegger ka pranuar se është adhurues i Cristiano Ronaldon dhe deklaroi se sulmuesi i Real Madridit është në “formë të jashtëzakonshme”. Ronaldo ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon duke shënuar 12 gola në dhjetë ndeshje për Los Blancos në të gjitha garat, edhe pse ekipi gjendet në pozitën e tretë në La Ligë,…

Sport

13/10/2013 14:05

Arnold Schwarzenegger ka pranuar se është adhurues i Cristiano Ronaldon dhe deklaroi se sulmuesi i Real Madridit është në “formë të jashtëzakonshme”.

Ronaldo ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon duke shënuar 12 gola në dhjetë ndeshje për Los Blancos në të gjitha garat, edhe pse ekipi gjendet në pozitën e tretë në La Ligë, pesë pikë prapa Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Aktori austriak lavdëroi trupin e Ronaldos dhe gjendjen e tij fizike, gjatë një garë të body-buildingut në Madrid. “Ai ka muskuj të shkëlqyeshëm, duket shumë mirë. Ronaldo është në formë të mirë fizike andaj është edhe futbollist i madh”, deklaroi ish ylli i filmit të famshëm ‘Termitator’.

Schwarzenegger u pyet edhe nëse do të garonte kundër Ronaldos në garën e famshme ‘Mr Olympia’, titull të cilin ai e ka fituar shtatë herë.

“Nuk e di nëse ai do të ishte i interesuar të garojë në Mr Olympia. Ai dëshiron të jetë futbollisti më i mirë në botë. Janë dy sporte të ndryshme, por nuk ka dyshim se ka trup të shkëlqyeshëm”, u shpreh Schwarzenegger.

Së paku në garë për ‘trupin më të mirë’, Ronaldo duket se gjendet para Lionel Messit i cili e ka mposhtur për disa vjet rresht në garën për Topin e Artë.