Hasmëria me Merkelin s’i pengon Erdoganit të blejë armë nga Gjermania

Qeveria gjermane ka miratuar eksportet e armëve në Turqi me një vlerë prej 25 milionë euro (30,1 milionë dollarë) që prej fillimit të vitit 2017, sipas një dokumenti të Ministrisë gjermane të Ekonomisë.

Bota

11/09/2017 21:49

Qeveria gjermane ka miratuar 99 dërgesat e armëve në mes të muajit janar dhe gusht me një vlerë prej 25,36 milionë euro, sipas Ministrisë së Ekonomisë në përgjigje të kërkesës së partisë opozitare të Gjelbër.

Dokumenti i Ministrisë së Ekonomisë nuk ka publikuar vlerën e dy prej 99 transanksioneve, që do të thotë se vlera e dërgesave ka të ngjarë të jetë më e lartë.

“Këto transaksione vazhdojnë të kryhen si zakonisht, kështu që Ankaraja nuk po kërcënohet më nga Berlini, seriozisht”, tha Ozcan Mutlu, deputeti i partisë së Gjelbër që paraqiti kërkesën, përcjell Atsh.

Vëllimi i dërgesave të armëve është më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u miratuan 158 dërgesa me vlerë 69,3 milionë euro, sipas dokumentit.