lajmi.net

Haskuka: Prizreni po bëhet përkundër sabotimeve të vandalëve

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se përsëri janë dëmtuar dhe vjedhur dhjetëra fidanë të për gjatë rrugës.

Lajme

30/06/2018 23:57

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haskuka ka thënë se Prizreni po bëhet përkundër sabotimeve të vandalëve që shkatërrojnë investimet komunale.

“Përsëri janë dëmtuar dhe vjedhur dhjetëra fidanë të reja. Ata që dëmtojnë natyrën dëmtojnë të tashmen por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj shpresoj që policia ti gjej përgjegjësitë sa më shpejt.”

“Kriminelët dhe vandalët nuk na ndalin! Prizreni po bëhet përkundër sabotimeve të vandalëve që shkatërrojnë investimet komunale. Gjelbërimi do t’i kthehet Prizrenit”, ka shkruar Haskuka.

LM