Haskuka: Ilir Deda gaboi në pozicionimin e tij për MSA-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se Ilir Deda ka gabuar në pozicionimin e tij pro Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, “por tek e fundit është mendimi i tij”, tha Haskuka.

Lajme

02/11/2015 18:35

Megjithatë deputeti i Vetëvendosjes e dha një shpjegim përse kolegu i tij partiak ka zgjedhur të marrë atë pozicion karshi MSA-së.

“Ai ka qenë në një kohë më të gjatë në proces, edhe si këshilltar i Presidentes, prandaj, ndoshta ka pasur ndjeshmëri më të lartë emocionale”.

Haskuka deklaroi se shumica e deputetëve në Kuvend as nuk e kanë lexuar fare dokumentin e MSA-së./Klan Kosova