Haskuka funksionalizon sistemin e administratës në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sistemi i administratës komunale për shërbim të qytetarëve është funksionalizuar.

Lajme

14/09/2018 19:33

“Sistemi i administratës komunale për shërbim të qytetarëve është funksionalizuar dhe nga sot pritjet në sportele do të jenë të organizuara sipas numrit rendor. Kjo nënkupton marrjen e një numri në lëshuesin e tiketës, i cili mundëson pritje në radhë për shërbim në sportelet e Komunës”,  ka shkruar Haskuka në Facebook.

Sipas tij ky sistem ka qenë i vendosur që një kohë në Komunën e Prizrenit por nuk ka qenë funksional.

Haskuka ka shkruar se për këtë funksionalizimin e sistemit janë angazhuar edhe aktivistët e Vetëvendosjes me punë vullnetare.