Hasi: Për këtë arsye nuk jam bërë selektor i Shqipërisë

Besnik Hasi ka bërë të ditur arsyen pse nuk ka marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Sport

14/09/2016 12:42

Besnik Hasi, ish ­lojtari i Kombëtares, ka dhënë një intervistë të gjatë që është publikuar sot në “Panorama Sport”, me anë të së cilës ai zbulon disa fakte interesante.

Trajneri i Legias pranon se do donte që një ditë të ishte në krye të Kombëtares, pasi është ekipi i tij dhe i gjithë shqiptarëve, si dhe tregon arsyet pse nuk mori përsipër ta drejtonte para tre vitesh e gjysmë.

“Ka qenë zgjedhja më e vështirë në jetë. Sinqerisht. U mendova gjatë dhe vendosa që për dy arsye të mos bëhesha trajner i Shqipërisë edhe pse Duka m’i plotësoi të gjitha kushtet dhe i jam mirënjohës për këtë.

Arsyeja e parë ishte se prej 12 vitesh isha pjesë e Anderlechtit. Isha një investim i tyre dhe nuk mund t’i tradhtoja në momentin kur ata kishin nevojë për mua”.

Arsyeja e dytë, ta themi troç, ishte edhe fakti që nuk u ndjeva gati psikologjikisht. M’u duk një barrë më e rëndë se ç’mund të mbaja. Trajningu do kohën e vet dhe pjekurinë e vet. Kërkon edhe të jesh gati psikologjikisht për një sfidë, dhe ku përballë skuadrën e kombit tënd, duhet të mendohesh mirë. Nuk doja të zhgënjeja asnjeri…”

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4