Hasi nervozon Mourinhon, refuzon Marinin

Trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi ka refuzuar mundësinë e blerjes së mesfushorit të huazuar nga Chelsea, Marko Marin.

Sport

25/03/2015 13:11

Marko Marin nuk do të mbetet në Anderlecht, pas skadimit të periudhës së huazimit njëvjeçar nga Chelsea.

Kjo për shkak se trajneri i skuadrës belge, Besnik Hasi nuk ka pranuar të paguajë shumën prej 4.4 milionë funtesh të kërkuar nga Jose Mourinho për shitjen e futbollistit.

Anderlecht ka njoftuar Chelsean se nuk do ta blejë mesfushorin gjerman.

Kjo nënkupton se Chelsea do të detyrohet t’i gjejë një klub të ri Marinit, i cili erdhi në Stamford Bridge më 2012 nga Werder Bremen për 7 milionë funte.