Hasi ka një mesazh për Barcelonën dhe Juventusin

Besnik Hasi e ka vlerësuar si të vështirë Grupin D të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/08/2017 11:50

Olympiacos, e cila drejtohet nga trajneri kosovar, Besnik Hasi, do të jetë pjesë e Grupit D të Ligës së Kampionëve së bashku me Barcelonën, Juventusin dhe Sporting Lisbonën.

Ish mesfushori i Kombëtare shqiptare e ka vlerësuar si të vështirë Grupin D të Ligës së Kampionëve, përcjell Express.

“Do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer për skuadrën. Mendoj se do të jetë një grup shumë interesant edhe për tifozët tanë”, është shprehur fillimisht trajneri i Olimpiakosit.

Sipas Hasit, do të jetë mjaft e vështirë për të tentuar diçka dhe për të menduar që skuadra greke të arrijë diçka.

“Janë skuadra të mëdha që do t’i kemi përballë. Nëse do të bëjmë një vlerësim me qartësi, sigurisht që do të preferonim të tjera skuadra, ndaj të cilave të mund të bënim diçka të mirë”, ka theksuar Hasi për mediat greke pasi është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve.