Hashim Thaçi në mbledhje të prindërve

Hashim Thaçi i dha fund angazhimeve të sotme ditore me një gjë të cilën nuk e ka ndarë me publikun më parë. Ka shkuar në mbledhjen e prindërve të djalit të tij, Endritit. Tregoi se është ndarë i kënaqur me suksesin e të birit, por nuk hyri në detaje.

Lajme

11/03/2014 20:09

Kryeministri Hashim Thaçi përveç detyrës që ka për të udhëhequr vendin, gjen kohë edhe t’i kryejë detyrat e tij prej babai.

Ai sot ka qenë në mbledhje të prindërve për djalin e tij Endritin. Ka thënë se është ndarë i kënaqur me komentet e mësuesve të tij, por për shkaqe modestie nuk i ka ndarë këto komente me opinionin e gjerë.

“Pas një dite të gjatë pune, sot pasdite mora pjesë në mbledhjen e prindërve me arsimtarët në shkollën e Endritit. U kënaqa, por nuk po hyj në detaje për komentet e marra nga mësuesit”, ka shkruar Kryeministri Thaçi në Facebook.

Djali i Kryeministrit, Endriti, vijon mësimet në një shkollë private në Prishtinë.