Hashim Thaçi me një super gol (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka publikuar një video në Facebook, ku shihet i relaksuar teksa luan futboll.

Lajme

23/05/2018 20:25

Videos presidenti ia ka bashkangjitur një shkrim, ku thotë se është duke pritur finalen e madhe Liverpool-Real Madrid dhe performimin në ceremoninë e hapjes së finales në Ligën e Kampionëve nga këngëtarja me origjinë kosovare Dua Lipa, përcjell lajmi.net.

“Në prag të finales së madhe Liverpool-Real Madrid dhe ceremonisë së hapjes nga e jona Dua Lipa, duke shijuar çaste të këndshme rekreative me kolegë nga Presidenca dhe miq të tjerë”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/