Hashim Thaçi i uron fat sonte filmit “Shok” në Oscar (Foto)

Presidenti i ri i Kosovës Hashim Thaçi, i ka uruar fat filmit kosovar "Shok" sonte në ndarjen e çmimeve Oscar.

ShowBiz

28/02/2016 12:27

Thaçi përmes një postimi në Facebook tregon se sonte e gjithë Kosova i ka sytë drejt Hollywoodit dhe ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, shkruan lajmi.net.

Filmi kosovar “Shok” është i nominuar në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtë dhe deri tani nga mediat amerikane po cilësohet si favorit.

Mbrëmja e madhe mbahet sonte në ora 2 pas mesnate, sipas kohës tonë lokale.

‘Shok’ është filmi i parë kosovar i nominuar për çmimin Oscar. /Lajmi.net.