Hashash në Tiranë, policia sekuestron 43 kg – Lajmi.net
Hashash në Tiranë, policia sekuestron 43 kg
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 19:35, 13 August 2017
Policia e Tiranës ka sekuestruar mbi 43 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe vuri në pranga poseduesin e saj, Alfred Muratin

Arrestimi i 35-vjeçarit u bë pas informacioneve në rrugë operative se një shtetas po transportonte sasi të konsiderueshme lënde narkotike me automjetin e tij tip Mercedes Benz në kryeqytet dhe u ndalua nga policia, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar u gjetën qese plastike të mbushura me lëndë narkotike.

Efektivët e policisë sekuestruan lëndën narkotike, automjetin e përdorur për transportin e saj si dhe dy aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të Alfred Muratit për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Fjalët kyçe: Hashash, Policia, Tirane

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master Japan
  • Play Zombie Big Trouble