Hasani i NISMA-s: Kurti kopje e zbehtë e Thaçit

Anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani ka thënë se Albin Kurti me veprimet e tij të fundit është duke ndjekur rrugën e Hashim Thaçit dhe se është një kopje e zbehtë e tij.

Lajme

26/07/2017 16:39

Sipas tij presidenti Thaçi, gjatë dy mandateve si Kryeministër e pastaj si vartës i Mustafës, Thaçi nuk ka bërë tjetër pos fjalëve të mësuar si papagalli se e ka mbështetjen e Brukselit, të Washingtonit dhe Ambasadorëve të Kuintit.

Hasani ka thënë se edhe Kurti po e bënë të njëjtën gjë.

“Kurti nuk paska bërë gjë tjetër vetëm e paska zbritur pazarin të ambasadorët. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një hije e zbehtë e Thaçit. Albini dhe secili duhet ta dijë se vendi nuk qeveriset për hatër të ambasadorëve, por për nevojat e qytetarëve dhe me bekimin e tyre”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Hasani është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qeveritarë që dinë e duan të qeverisin me qytetarët e për qytetarët tanë!