Hasani: Formimi i Gjykatës Speciale do të thotë vetëvrasje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mos vënien para drejtësisë të njerëzve që kane kryer masakrat në Srebenicë dhe Kosovë.

Lajme

09/07/2015 11:13

Ai duke folur për bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, që sipas tij, ka pasur pushtet absolut për 15 vite ka thënë se nuk ka bërë asgjë.

Ai ka përmendur UNMIK-un dhe EULEX-in, se kanë arrestuar luftëtarët e UÇK-së, duke u bazuar në llafe e thashetheme, kurse kryesit e maskrave në Kosovë nuk i ka ndjekur.

Hasani duke komentuar edh mos miratimin e rezolutës së masakrën e Srebenicës, ka shtuar pyetje se cilës Europë po besojmë për themelimin e Gjykatës Speciale.

Deputeti Hasani, duke bërë thirrje që kjo gjykatë të mos formohet është shprehur se nëse ndodh e kundërta atëherë kjo është vetëvrasje.

“Te gjithë jemi ngrit ta formojmë një Gjykatë Speciale ta dënojmë veten”.

“Ata kërkojnë qe ne të bëjmë vetëvrasje. Te kërkosh sot të formohet një Gjykatë e tillë do të thotë që pajtohesh se një gjykatë e tillë të hetoj vetëm shqiptarët, vetëm ata që kanë luftuar për liri”, tha Hasnai transmeton lajmi.net.