Harvey Weinstein pritet të arrestohet

Manjati i Hollivudit Harvey Weinstein pritet të dorëzohet në policinë e New York-ut për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale, raportojnë mediat amerikane.

Bota

24/05/2018 23:54

Ai bëhet e ditur se pritet të përballet me arrestim këtë premte, veprim ky që rezulton pas një hetimi të gjerë, njofton Klan Kosova.

Weinstein është goditur me akuza të shumta, përfshirë përdhunimin dhe sulmet seksuale, por ka mohuar të gjitha pretendimet ndaj tij.