Harvey Weinstein deklarohet i pafajshëm

Producenti i Hollywood, Harvey Weinstein është deklaruar i pafajshëm për akuzat për ngacmim seksual dhe përdhunim.

Bota

05/06/2018 17:30

Paraqitja e tij në Gjykatën Supreme në New York, vjen pas ngritjes së aktakuzës javën që shkoi.

Weinstein, 66 vjecar, edhe më parë kishte insistuar përmes avokatit të tij se asnjëherë nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale pa miratim konsensual.

Ai mund të dënohet deri në 25 vjet burgim në qoftë se shpallet fajtor.

Producenti është akuzuar për sjellje të këqija seksuale nga më shumë se 70 gra, përderisa përballet me hetimet lidhur me këto pretendime edhe në Los Angeles, Londër si dhe nga qeveria federale në SHBA.