Harta që tregon ankthin nëpër të cilin po kalojnë refugjatët (Foto)

​Më shumë se 150 mijë refugjatë kanë hyrë në Bashkimin Europian vetëm gjatë muajit gusht, duke rritur numrin total të refugjatëve në gjysmë milioni.

Bota

15/09/2015 22:18

Meqenëse Europa po përballet me krizën më të thellë të refugjatëve që prej kohësh, sidomos në dhjetë muajt e fundit, komisioneri europian për migracion, Dimitris Avramopoulos, e ka quajtur këtë “krizën më të rëndë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore”.

Shumica e refugjatëve po provojnë të shkojnë nëpër vendet e pasura europiane si Suedia dhe Gjermania.

Ndërkohë shumë vende europiane, kanë vendosur kontrollin e kufirit ndërmjet shteteve.

Rruga e refugjatëve…

h2

Refugjatët po kalojnë nga Maqedonia dhe Serbia për në Hungari. Nga atje, rruga është për në vendet tjera të Europës.

Sipas UNHRC’së, në Gjermani deri tani janë regjistruar 188, 486 aplikacione për azil.

Hungaria ka pranuar mbi 64 mijë aplikacione ndërkaq Suedia mbi 33 mijë.

Shumica prej këtyre refugjatëve që po largohen nga lufta civile në Siri dhe ISIS’i, kanë kaluar nëpër vendet e Bashkimit Europian përmes Greqisë. Mbi 258 mijë persona kanë hyrë në Greqi deri tani.

Me rritjen e numrit të refugjatëve po rriten edhe tensionet

e1

B.I. në një artikull të gjatë kushtuar krizës së refugjatëve, shkruan se me rritjen e numrit të refugjatëve po rriten edhe tensionet nëpër vendet europiane.

Në këtë situatë, presidenti i BE’së, Jean Claude Juncker, ka bërë public lajmin për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve nëpër vende të ndryshme europiane. Plani përfshinë kuota të ndryshme për vende të ndryshme. Por, Gjermania këtë plan nuk e ka cilësuar si zgjidhje.

Zëvendëskancelari gjerman ka thënë se ky plan është “një pikë në oqean”. /Express/