“Harta” e De Biasit, Shqipëria Madhe!

Sot, gazeta “Panorama Sport” në faqen e parë të saj ka botuar këtë grafikë, të realizuar me mjaft shije dhe profesionalizëm. Një gjetje gazetareske, bazuar nga qytetet e futbollistëve të përgjedhur nga trajneri Gianni De Biasi, për të formuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

15/06/2015 14:22

Vështrojeni me kujdes hartën! A nuk ju duket sikur kjo është harta që u valëvit më 14 tetor mbi stadiumin e Beogradit?

Italiani De Biasi, shumë kohë para se të bëhej edhe shqiptar, pa asnjë paragjykim ka përzgjedhur futbollistët më të mirë shqiptarë, nga janë dhe nuk janë, por mjafton që flasin dhe ndihen shqiptarë. Në këtë përzgjedhje profesionale të tij, De Biasi, pa dashur ka ndërtuar Kombëtaren e Shqipërisë së Madhe, siç duan ta quajnë qarqe të ndryshme shoviniste antishqiptare, transmeton sportal.al.

Kjo kopertinë e gazetës së sotme të “Panorama Sport”, do të konsiderohet një tjetër “provokacije” nga media serbe, të cilave u jepet shansi të mbushin faqen e tyre, pas sulmeve që ndërmorën pak ditë më parë ndaj gazetares sportive, bukuroshes Marina Vjollca.