Harry Kane thyen rekordin më të rëndësishëm të Tottenhamit

Harry Kane edhe zyrtarisht ka bërë historinë te skuadra e Tottenhamit.

Sport

13/01/2018 20:04

Sulmuesi anglez me dy golat e shënuara në ndeshjen që Tottenham po e fiton 3:0 ndaj Evertonit, ka hyrë në histori të skuadrës nga Londra.

Kane me këto dy gola, është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Tottenhamit në Premierligë, me 98 gola.

Ai ka lënë pas legjendën e kësaj skuadre, Tedy Sheringham, që numëron 97 gola.

Pasi jemi në mesin e sezonit, dhe duke parë formën e Kane, kjo diferencë pritet të rritet deri në fund të sezonit./Lajmi.net/