Harry Kane bën heroin, ia sjellë Anglisë fitoren e parë në Kupën e Botës

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Tunizisë në Kupën e Botës me rezultat 2:1.

Sport

18/06/2018 21:53

Botërori i Rusisë është i destinuar për të dhuruar ndeshje shumë interesante.

Është tani Kombëtarja e Tunizisë që e ka vënë në vështirësi të mëdha Anglinë në ndeshjen e vlefshme të grupit G.

Heroi i Anglisë në këtë sfidë ishte sulmuesi Harry Kane me dy gola të shënuara. Golin e fitores sulmuesi i Tottenham e shënoi në kohën shtesë të ndeshjes.

Gjithçka nisi në minutën e 11’ kur Kane kaloi në epërsi Anglinë.

Tunizia barazimin e arriti në minutën e 35’, kur Sassi u tregua i saktë nga penalltia.

Pas shumë vuajtjeve dhe tentimeve, Anglia golin e fitores e arriti në minutën e 92’, kur Kane shënoi për 2:1./Lajmi.net/