Harroni mjaltin e limonin, çokollata ua largon ftohjen

Të gjithë kemi dëgjuar se mjalta dhe limoni, mund t’ju ndihmojnë që ta tejkaloni ftohjen.

Lifestyle

11/01/2017 00:17

Mirëpo tani një ekspert i organeve respiratore, thotë se çokollata është edhe më e mirë.

Profesori Alyn Morice, thotë se ka edhe studime që e dëshmojnë këtë gjë.

Studimet e kanë vërtetuar se pacientët të cilët kanë marrë ilaçe që për bazë kishin çokollatën, kanë pasur përmirësim të simptomave përbrenda dy ditësh.

+Edhe studimet e kryera në Universitetin Imperial College në Londër, kanë zbuluar se një alkaloid që ndodhet në kokoa, është ilaç shumë i mirë për ta larguar të ftohurën.