Harroni fotot seksi! Kështu duket Big Mama e mbuluar me shami

Big Mama njihet si person që udhëton shumë.

ShowBiz

02/10/2018 12:00

Destinacioni i saj i radhës ishte Dubai dhe gjatë vizitës atje ka publikuar disa imazhe në llogarinë Instagram, shkruan lajmi.net

Njëra prej tyre ra më shumë në sy pasi Bigi shfaqet si kurrë më parë e mbuluar me shami. Kjo u diskutua mjaft në publik për vetë faktin se atë së fundmi jemi mësuar ta shohim duke publikuar foto tejet provokative, mirëpo shamia që ka në kokë ishte vetëm për fotografi apo ndoshta edhe për t’iu përshtatur rrethit në Dubai.

Kujtojmë se pas rënies në peshë Big Mama është shndërruar në një tjetër person dhe ka treguar në media se edhe jeta e saj ka ndryshuar, madje po ka më shumë raste në dashuri e meshkujt po e ngacmojnë më shumë./Lajmi.net/