Harroni e-cigaret, e-jointa e parë në botë tani është e gatshme

Me siguri që keni dëgjuar për e-cigaret, apo cigaret elektronike. Por ajo që nuk besojmë se keni dëgjuar është për e-joint, apo cigaret elektronike me kanabis.

Auto & Tek

23/06/2014 22:17

Kjo shpikje, e cila është menduar të jetë spliff-i i parë elektronik në botë, \”padyshim\” që është bërë në Holandë.

Kompania e quajtur E-Njoint BV prodhon rreth 10,000 jointa me shije të frutave çdo ditë, të cilat janë të mbështjella dhe janë dalur për shitje në të gjithë Evropën. Ajo nuk përmban THC, duhan apo nikotinë, duke e bërë atë 100% ligjore.

Por, edicioni i fundit i lejon përdoruesit të mbushin cigaret e tyre me kanabis apo bimë të thata.

E-Njoint është në diskutime me Tikun Olam, një specialist biznesi në marihuanë mjeksore, për të ndihuar në prodhimin e produkteve për industrinë e shëndetit.

CEO i E-Njoint, Menno Contant, tha:”Holanda është e njohur në botë për qëndrimin e saj tolerant dhe liberal ndaj drogave të lehta dhe futja e këtij produkti të ri në mënyrë të qartë e bën një deklaratë: Për sa kohë që ju nuk i mërzisni apo i shqetësoni njerëzit e tjerë dhe qëndroni brenda kufjive ligjorë, gjithçka është në rregull me këtë produkt”.