Harroni dhe ndjeheni të hutuar? Mësoni si ta mbani trurin të ri

Harresa fillon t’i shfaqë sinjalet e para në mes të njëzetave tuaja, por ka shumë gjëra të mira që mund të bëjmë për të përmirësuar shëndetin e trurit.

Lifestyle

10/11/2014 16:55

Javën e kaluar Shëndeti Publik i Anglisë tha se janë duke punuar në një mjet të ri i cili tregon moshën e pacientëve të trurit të tyre, si pjesë e luftës kundër çmendurisë.

Pasi ta keni kaluar mesin e të njëzetave tuaja, rruga e trurit tuaj fillon të rrëshqasë në një greminë dhe kështu truri juaj fillon të tkurret, transmeton Lajmi.net.

Rënia strukturore është e pashmangshme dhe një fakt i pashmangshëm i jetës. Nëse do të kishim jetuar 150 vjet, ne do të shfaqnim shenja të rënjes së njohjes, si rezultat i proceseve natyrore të plakjes së trurit.

Duke qenë gjallë aq gjatë do të thoshte se në një moment të caktuar ne do t’i nënshtroheshim të gjithë harresës, hutisë dhe nuk do të dinim më të bënim asgjë.

Këto janë këshillat që duhet t’i ndjekni nëse dëshironi ta mbani trurin të ri.

Reduktoni radikalët e lirë – Nëse nuk mbahen nën kontroll, një radikal i lirë ka ndikim në strukturën e trurit tuaj njëjtë siç do të kishte nëse një dem do të hynte në një dyqan. Duke pasur qasje të fituar në trurin tuaj kryesisht nëpërmjet tymit të duhanit dhe ushqimeve yndyrore, mënyra më e mirë për kundërveprim në efektet e tyre të dëmshme është thjeshtë duke e reduktuar futjen e mishit të kuq, duke ngrënë më tepër fruta të freskëta dhe perime, transmeton Lajmi.net.

Dërgojeni trurin tuaj për një ecje – Një litër gjak kalon nëpër trurin tuaj çdo minutë. Kjo ndodhë për shkak që nuk ka hapsirë për ndaljen e gjakut në tru dhe kështu duhet që truri të ketë një furnizim konstant ushqyes për të mbajtur atë si duhet. Çdo ndërprerje në rrjedhën e gjakut në një copë të caktuar të trurit mund të çojë në infarkt celebral. Kështu që ushtrimet, vrapimet dhe ecjet janë mënyrat më të mira për ta mbajtur atë në formë.

Shahu – Shahu kërkon lëvizje nga të dy lojtarët. Ai kërkon gjithashtu një imagjinatë dhe një mendim për atë se cila duhet të bëhet lëvizja e radhës. Në këtë lojë të gjitha analizohen, për të zgjedhur një strategji të mirë për ta fituar lojën. Sa më shumë lëvizje personi në avantazh që bën, aq më vështirë është për trurin që të përpiqet t’i harrojë ato lëvizje. Kjo lojë do ta përmirësojë kujtesën tuaj dhe mund të ketë ndikim pozitiv edhe në intelegjencë. Pra, duke luajtur shah ju mund të bëheni edhe i zgjuar gjithashtu!

Vallëzimi – Vallëzimi është një ngjarje sociale. Të kesh kontakte të rregullta sociale me njerëz të tjerë ka ndikim të fuqishëm pozitiv në shëndetin mendor dhe mirëqenien, duke i bërë njerëzit të ndjehen të lidhur me komunitetin e tyre. Shumica e stileve të vallëzimit kërkojnë lëvizje të kujdesshme si tuajat si ato në bashkëpunim me partnerin e valles, ku të gjitha duhet të jenë të sinkronizuara me melodinë muzikore. Kontakti fizik shkakton lirimin e oksitocinës në gjak. Ky neurohormon shkakton ndjenjën e besimit, rehatisë dhe një ndjenjë të përkatësisë; rritjen e mirëqenies gjithashtu.

Leximi – Leximi do të thotë t’i konvertosh vargjet e shkronjave në fjalë, fjalët në fjali dhe më pas atë fjali ta mbash në mendje. Kapitujt e mëparshëm të çdo libri që ndodhë se jeni duke e lexuar duhet të kujtohen në mënyrë për të interpretuar ngjarje të reja dhe skenarë të mundshme të ardhshme. Një përshtypje dinamike e të gjithë personaliteteve dhe personazheve në libër është e mbledhur në një trajektore përderisa libri shpaloset.

Nëse do t’i reduktoni radikalët e lirë, do ta dërgoni trurin për një ecje, do të luani shah, do të vallëzoni dhe do të lexoni libra, ju vetëm se e keni gjetur çelësin e të mbajturit të ri të trurit.

Dhe lajmi i mirë është se këto aktivitete mundet t’i bëjë çdokush, për të mundësuar mbajtjen e trurit të shëndetshëm për aq kohë sa është e mundur.