Harrojini superushqimet, është koha për superbimët

Shumë prej nesh i dinë përfitimet e superushqimeve, si brokoli, lakra, boronica etj. Por tashmë ekspertët flasin për superbimët, si borziloku, gjethet e hithrave etj, që ndihmojnë në shëndetin tonë, qetësojnë stresin, ndihmojnë në tretje dhe rrisin sistemin tonë imunitar.

Lifestyle

09/10/2017 19:59

Ja disa prej këtyre superbimëve:
Borziloku
Njihet edhe si “Mbretëresha e erëzave”, përdoret për të lehtësuar stresin dhe ankthin, si dhe ndihmon me pagjumësinë dhe “lodhjen e përgjithshme”.

Gjethet e hithrës
Për ekspertët hithra është një nga erëzat më të mira kundër lodhjes. “Për ata që janë lodhur nga stresi, vujanë nga depresioni dhe ankthi, hithra është një ushqyes dhe pastrues i mirë për të gjithë trupin dhe sistemin tonë nervor”, thonë ekspertët.

Gotu Kola
Njihet edhe si grosha indiane, dhe ndihmon mjaft në menaxhimin e ankthit. “Ka një efekt qetësues në sistemin nervor, qetëson trupin dhe veçanërisht trurin kur është në punë në mënyrë të vazhdueshme”, thonë ekspertët. Kjo erëz mund të përdoret përditë për të mbrojtur trupin nga sëmundjet, transmeton Top Channel.

Rhodiola
Njihet ndryshe dhe si rrënjët e trëndafilit është një tjetër bimë që rrit sistemin imunitar, por sipas ekspertëve përmirëson dhe pjellorinë.Ashtu si adaptogjenët, përfitimet e Rhodiolës vijnë pas një përdorimi të rregullt.

Shafrani i Indisë
Ai është një antioksidantë mjaft i mirë për lëkurën, sistemin tretës dhe lufton sëmundjet inflamatore. “Duket se nuk do të ketë fund për potencialet e mëdha që ka kjo erëz e artë”, thonë ekspertët.

Xhinxher
Xhinxher përdoret zakonisht për kollën dhe të ftohtin në kushtet e shtëpisë, pasi ka aftësinë që të bën të djerësisësh dhe ndihmon trupin të lëshojë toksinat. Ajo është mjaft e mirë për sistemin tretës dhe të ndihmon të humbësh oreksin. /Lajmi.net/