Harrojeni Wi-Fi, rrjeti i ri Li-Fi është 100 herë më i shpejtë (Foto/Video)

Teknologjia e fundit e internetit mund ti rrezatoj të dhënat tuaja duke e përdorur fuqinë e dritës dhe është në pragun e revolucionit sa i përket mënyrave se si ne shfletojmë në internet.

Auto & Tek

25/11/2015 12:08

Deri tani kjo teknologji e re – e njohur si Li-Fi – është testuar vetëm në ambiente të kontrolluara por shkencëtarët së fundmi e kanë instaluar atë në botën reale dhe rezultatet janë të mahnitshme.

Gjatë provave në Estoni, janë incizuar shpejtësi prej 1GB për sekondë, që është rreth 100 herë më shpejtë se sa shpejtësia e internetit që e kemi në shtëpi.Boston University have illustrated how the light-based internet is disseminated around the home

“Ne jemi duke i bërë disa projekte si provë brenda disa industrive të ndryshme ku ne mundemi me përdorë teknologjinë VLC”, thotë për IBTimes UK Deepak Solanki, drejtor i kompanisë Velemni, transmeton lajmi.net.

“Për momentin ne kemi dizajnuar një zgjidhje të ndriçimit të mençur për një ambient industrial ku komunikimi kryhet përmes dritës. Ne gjithashtu jemi duke i bërë disa projekte si provë me një klient privat ku ne do ta instalojmë rrjetin Li-Fi në zyrat e tyre dhe ata mund të kenë qasje në këtë rrjet”, ka shtuar ai.

YouTube player

Li-Fi është krijuar në vitin 2011 nga Harald Haas dhe përveç që është shumë i shpejtë është edhe më i sigurt dhe i besueshëm sesa lidhja tradicionale me Wi-Fi.

Teknologjia e përdorë VLC, që në parim punon si një formë jashtëzakonisht e avancuar e kodit Mors.

Drita të cilën e prodhon është aq e shpejtë saqë nuk mundet të shihet me syrin tonë.

Por, fatkeqësisht kjo teknologji e re nuk do të jetë në shtëpitë e juaja së shpejtë.

Shtëpitë, zyrat, dyqanet tona etj., janë të mbushura të gjitha me infrastrukturën për të prodhuar Wi-Fi dhe ti heqësh të gjitha këto për ti zëvendësuar me teknologjinë Li-Fi është shumë e kushtueshme.

Veç kësaj edhe paisjet të cilat ne i përdorim duhet ta kenë opsionin e Li-Fi dhe derisa të bëhet një gjë më e zakonshme kompanitë e teknologjisë do të qëndrojnë me Wi-Fi. /Lajmi.net