Harrojeni reklamën kineze, kjo është reklama italiane më raciste ndonjëherë? (Video)

Reklama e pluhurit kinez për larje që 'pastron' një burrë me ngjyrë të zezë ishte tejet e keqe. Por tani më, italianët e kanë një detergjent më ngjyrë që i transformon burrat e bardhë në ngjyrë të zezë.

Fun

28/05/2016 15:34

Kjo reklamë detergjenti është zbuluar si një rivale ndaj reklamës kineze e cila tregon se si një burrë me ngjyrë të zezë pastrohet dhe transformohet në një aziatik pasi ai u detyrua që të hyjë në një makinë larëse të rrobave, transmeton lajmi.net.

Reklama raciste kineze shumë shpejtë mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa tani një kopje si kjo llojë reklame është gjetur.

Reklama italiane fillon me një burrë me ngjyrë të bardhë i veshur vetëm më të brendshme dhe me një fizikë jo të ushtruar, teksa i afrohet gruas që po e lëshonte makinën e larjes, koka e të cilit përfundon në makinën larëse të rrobave.

Pas kësaj, pamjet tregojnë momentin kur një burrë me ngjyrë të zezë del nga aty me një fizikë shumë të dëshiruar.

“Coloured is better” përfundon video me këtë moto, pamjet e së cilës janë shikuar më shumë se 500 mijë herë./lajmi.net.