Harrojeni proteinën, kjo është pija që ju nevojitet 45 minuta para se të shkoni në palestër – Lajmi.net
Harrojeni proteinën, kjo është pija që ju nevojitet 45 minuta para se të shkoni në palestër
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 8:44, 27 October 2018
Përfundimisht mund t'i largoni dyshimet se çfarë duhet të konsumoni para fillimit të stërvitjes në palestër.

Kafeja është shëndrruar në pije të cilën e konsumojmë zakonisht në mëngjes ose në momentet kur kemi nevojë për energji shtesë.

Mirëpo, duket se gjithë ajo energji që marrim nga filxhani i kafesë mund të përdoret edhe për arritjen e rezultateve më të mira në palestër.

Trajnerë të ndryshëm dhe sportistë kanë bërë të ditur se konsumojnë kafe para stërvitjeve në vend të suplementeve të tjera dhe kanë performancë më të mirë për shkak të një përbërësi kryesorë: kafeinës, transmeton lajmi.net.

Ky stimulues ka sjellë rezultate të mahnitshme sportive kurse nutricionisti Megan Medrano ka theksuar se kafeja vërtetë ju sjellë dobi në performancën fizike në stërvitje përderisa e keni kombinuar edhe me një shujtë të mirë të ushqimit.

Andaj, në vend se të konsumoni proteinë para stërvitjeve, ndryshojeni planin tuaj dhe filloni të konsumoni një kafe. Ai këshillon që nëse dëshironi t’i vëreni përfitimet në stërvitje në palestër, atëherë konsumoni kafe së paku 45 minuta para fillimit të stërvitjeve, kohë kjo e mjaftueshme që trupi ta fillojë shpërndarjen e kafeinës.

Por, mos e tejkaloni dozën maksimale ditore prej 400 mg, rreth katër kafe. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO