Harrojeni orën e Apple, kjo orë e Netflix është më e bukur

Orët e mençura kanë arritur format dhe madhësitë e tyre të përkryera duke na premtuar se do të na ndihmojnë që t’ia dalim me shumë gjëra për të cilat jo çdo herë do të duhet ta hapim celularin tonë për t’i kontrolluar ato.

Auto & Tek

10/04/2015 18:11

Me lansimin e orës së mençur të Apple, tregu i orëve është bërë edhe më interesant. Por, për gjithë fuqinë dhe mundësitë që kjo orë ka për të ofruar, ka diçka që prapë e bënë atë të ‘dështojë’.

Ora e re e cila po cilësohet edhe më e mirë se e Apple është kjo e fundit e krijuar nga Netflix, transmeton Lajmi.net.

netflix-watch-2

Netflix Watch, është e dizajnuar posaçërisht për t’iu bërë që t’i përjetoni të gjitha përmbajtjet e internetit lirshëm në çdo kohë dhe në çdo vend.

Dhe përderisa keni shumëçka për të bërë, ju nuk do të shpenzoni kohë duke pritur që emisioni juaj më i pëlqyer të shfaqet në TV në librarinë e Netflix. Kudo që të jeni, ju do të jeni në gjendje që t’i shikoni ato përmes kësaj ore të mençur.

Screenshot_2

Ora ka një ekran të plotë dhe që ofron shikim të këndshëm të çfarëdo videoje në internet. Dhe për ata të cilët dëshirojnë një kualitet më të mirë, së shpejti do të jenë në gjendje që të blejnë një orë të tillë në rezolucion 4K, transmeton Lajmi.net.

Dhe, më e mira nga e gjitha është se përderisa ju jeni duke e përdorur orën, asnjë njoftim tjetër nuk do t’iu vijë për t’iu penguar gjatë kohës që ju shikoni gjëra.

Më poshtë mund ta shihni një video që paralajmëron ardhjen e kësaj ore.