Harrojeni Neymarin, ky është lojtari më i vlefshëm aktualisht në futboll

CIES Football Observatory ka bërë një analizë të asaj se kush është lojtari më i vlefshëm aktualisht në futboll.

Sport

07/01/2019 15:44

Organizata e njohur për hulumtime në futboll, ‘CIES Football Observatory’, ka zbuluar lojtarin më të vlefshëm në botë në futboll.

Sipas tyre, Kylian Mbappe është lojtari aktual që ka vlerën më të lartë në tregun e transferimeve, ku për ta transferuar atë duhet paguar hiq më pak se 217 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Në vendin e dytë është Harry Kane i Tottenhamit, që e ka vlerën, 200 milionë euro.

Ndërsa, në vendin e tretë gjendet Neymar që e mban rekordin e transferimeve me kalimin e tij nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro, por që vlera aktuale e tij në treg është 197 milionë euro. /Lajmi.net/