Harrojeni iPhone 6S, zbulohen detajet e Galaxy S7

Duket se Samsung dhe Apple janë duke luftuar për vëmendje këtë javë. Vetëm pak ditë pas lansimit të iPhone 6S nga Apple, detajet mbi celularin e ardhshëm të Samsung – Galaxy S7, kanë shpërthyer në internet.

Auto & Tek

12/09/2015 13:34

Shumica e përdoruesve të Samsung Galaxy menduan se kompania zbuloi të gjitha modelet Galaxy, por duket se Samsung është duke u përgatitur për modelin Galaxy S7 më herët.

Sipas raporteve të ndryshme këtë javë, një version i Galaxy S7 është duke u testuar duke përdorur një çip Exynos M1, transmeton Lajmi.net.

Këto janë detajet e specifikave të Galaxy S7 që po flitet se mund t’i ketë:

Celulari i ri i Samsung do të veprojë me një procesor Snapdragon 820 SoC që ka një shpejtësi prej 2.3GHz. Me këtë performancë, RAM-i i Galaxy S7 mund të jetë 4GB, përderisa hapësira interne mund të jetë 32GB dhe 128GB, ose më shumë.

Galaxy S7 flitet se mund të përmbajë kamerë ISOCELL prej 20MGP, duke cekur se ekrani i celularit do të jetë 5.1 inç me një rezolucion 4K.

Data e lansimit të Galaxy S7 është e paqartë, por celulari sipas të gjitha gjasave mund të lansohet në prill të vitit të ardhshëm. (Lajmi.net)