Harrojeni Falcaon

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao “nuk do të largohet në janar”, sipas drejtorit sportiv të klubit, Vadim Vasilyev. Shumë spekulime e rrethojnë yllin kolumbian i cili u largua nga Atletico Madrid gjatë verës duke iu bashkuar klubit të pasur francez. Mirëpo, së fundmi është raportuar se ai mund të kërkohet nga klube të mëdha nga…

Sport

02/12/2013 10:46

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao “nuk do të largohet në janar”, sipas drejtorit sportiv të klubit, Vadim Vasilyev.

Shumë spekulime e rrethojnë yllin kolumbian i cili u largua nga Atletico Madrid gjatë verës duke iu bashkuar klubit të pasur francez.

Mirëpo, së fundmi është raportuar se ai mund të kërkohet nga klube të mëdha nga Premierliga dhe La Liga, duke rrezikuar qëndrimin e tij në Monaco.

Falcao mungoi në fitoren e skuadrës së tij ndaj Reims të shtunën, duke shtuar spekulimet rreth pakënaqësisë së tij në klub.

Mirëpo, Vasilyev ka insistuar se sulmuesi nuk do të shkojë askund.

“Ai është shumë i lumtur këtu. Ai ndihet shumë mirë në Monaco. Në fakt, kemi darkuar me të, gruan e tij dhe presidentin, disa ditë më parë dhe ai na ka thënë se e adhuron klubin dhe qytetin. Nuk ekziston asnjë rrezik për largimin e tij në janar. Kjo është e sigurt”, deklaroi Vasilyev.