Harrojeni De Gean, shikojeni statistikën e jashtëzakonshme nga Oblak

Jan Oblak është padyshim njëri nga portierët më të mirë në botë.

Sport

18/10/2018 18:28

Forma e tij fenomenale viteve të fundit, nuk ka lejuar që ai të mbetet jashtë debatit kur vie puna për dorezën më të mirë, shkruan lajmi.net.

Pas largimit të Courtois nga Atletico asokohe, të gjithë dyshonin se zëvendësimi do të jetë problem.

Këto zëra i “demantoi” Oblak me performancat e tij.

Ai madje regjistron një statistikë të jashtëzakonshme në La Liga. Oblak numëron më pak gola të pësuar se sa ndeshje ku ka pësuar gol.

Ai në total ka 124 paraqitje. Në 73 ndeshje ka kaluar pa pësuar, kurse 71 janë golat e pranuar. /Lajmi.net/