Harrojeni BMW M5, njihuni me “përbindëshin” Jaguar XF

Të gjithë me padurim janë duke e pritur serinë e re të BMW M5, por Jaguar XF mund të jetë më e mirë sesa ajo.

Auto & Tek

24/07/2016 06:11

Edhe pse BMW ka zbuluar disa detaje të serisë së saj të re M5, njerëzit janë duke pritur për diçka më speciale dhe pikërisht Jaguar XF mund të marrë komplet vëmendjen.

Në të vërtetë Jaguar XF është një përbindësh i vërtetë që vjen me ndryshime të mëdha, për shkak të përdorimit liberal të aluminit, transmeton lajmi.net

Modeli XF nga Jaguar pritet të jetë në dispozicion me 2.0 dhe 3.0 litërsh me kuajfuqi të ndryshëm, V6 dhe V8, që në detajet e para duket të jetë vërtetë mahnitëse.

Çmimi i saj pritet të jetë 48,000 euro, që do të thotë më pak se Q70, Mercedes E-Class dhe BMW M5 series, por me një veturë që u bën mjaft konkurencë./lajmi.net

Ja një video dhe disa fotografi të Jaguar XF:

YouTube player

583137 583138 583139 583140 583141 583142 583143