Harrohet shtëpia e Fan Nolit (Foto)

Kushdo që ka pak interes për trashëgiminë kulturore dhe historinë nuk do mund ta kuptonte se në këtë shtëpi të rrënuar ka banuar dhe punuar Fan Noli.

ShowBiz

10/06/2016 09:33

Fan Noli mbetet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe politikës shqiptare. Ky është një fakt me të cilin politika jonë mburret dhe krenohet sa herë që mundet dhe i duhet, por në të tjera raste ai mbetet i harruar midis letrave që koha i vjetron.

Por çfarë ndodh me shtëpinë në Durrës në të cilën Noli ka jetuar nga viti 1914-1915? Si shumë banesa të vjetra dhe me vlerë historike për Shqipërinë edhe ajo është lënë në harresë.

Kushdo që ka pak interes për trashëgiminë kulturore dhe historinë nuk do mund ta kuptonte se në këtë shtëpi të rrënuar ka banuar dhe punuar Fan Noli. Kjo mund të kuptohet vetëm nga një pllakë e vendosur në hyrje të banesës, e cila po të mos ishte do ta fshihte atë që me atë shtëpi ndodh dhe askujt s’i bën përshtypje./kultplus