Harrohet “Dosja Gavriq”!

Dosja e Slobodan Gavriqit, që u kap me 12 kilogramë eksploziv në Prishtinë po mbahet larg syve të opinionit, por edhe të vet mbrojtjes së tij. As në Komisionin e Punëve të Brendshme nuk kanë informata për hetimet, kurse avokatët thonë se është me rëndësi për shtetin që ky rast të mos zvarritet.

Lajme

17/03/2015 08:32

Hetimet vazhdojnë. Kaq dihet pas gati tre muajsh paraburgimi për serbin Slobodan Gavriç, i cili në mbrëmjen e 25 dhjetorit u kap me 12 kg eksploziv në afërsi të Ambasadës së amerikane në Prishtinë, shkruan gazeta “Zëri”.

Derisa Gavriçi po mbahet në paraburgim, Prokuroria, si organ i akuzës, po e heton dyshimin si rast tejet të izoluar, duke u kujdesur që të mos dalë asnjë informatë rreth rastit, madje as për vetë të dyshuarin dhe avokatin e tij.

“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur gjendet në fazën hetimore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK)”, i ka thënë gazetës Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e PSRK-së.