‘Harrohet’ Buffon, Juventus kërkon zëvendësues për Szczesnyn

Gianluigi Buffon do të jetë sërish jashtë, për shkak se nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa tani kapiteni i bardhezinjve rrezikon të mos tejkalojë rekordin e Paolo Maldinit.

Sport

09/01/2018 13:57

Që prej 1 dhjetorit të 2017-ës, Gigi Buffon nuk zbret më në fushë për shkak të një dëmtimi, por paraqitjet e shkëlqyera të Szczesnyt kanë bërë që askujt të mos i bjerë ndërmend për kapitenin legjendar të Juventusit.

Portieri polak ka treguar se e stër-meriton fanellën e titullarit, duke u shfaqur deçiziv në shumë raste dhe bindur të gjithë, që numri 1 i takon pikërisht atij, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Edhe pas pushimeve, në sfidën me Genoan, Buffon do të jetë sërish jashtë, për shkak se nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa tani kapiteni i bardhezinjve rrezikon të mos tejkalojë rekordin e Paolo Maldinit.

Ish mbrojtësi i Milanit dhe kombëtares italiane, ka regjistruar 647 paraqitje në Serinë A, pra 18 më tepër se Buffon, që me mungesën ndaj Genoas, humb mundësinë për të barazuar rekordin e tij, gjithmonë nëse tërhiqet në fund të sezonit, ashtu siç ka paralajmëruar, transmeton “Supersport.al”.

Gjithsesi, drejtuesit e Juventusit tani kanë filluar të mendojnë për një zëvendësues për polakun Szczesny dhe lista është e gjatë, duke filluar nga Mirante i Bolognës, te Sorrentino i Chievos, apo Consigli i Sassuolos.