Harro oksigjenin: Mrekullia e shkencës ju mundëson të merrni frymë nën ujë

Shkencëtarët e Universitetit të Danimarkës Jugore në bashkëpunim me Universitetin e Sydney në Australi, kanë zbuluar një metodë të absorbimit të oksigjenit në kristal. Sasia e madhe e këtij obserbimi do t’iu mundësoj notuesve që të marrin frymë edhe nën ujë.

Fun

31/08/2015 14:08

Materiali është në gjendje që të thith dhe të mbaj nivel të lartë të koncentrimit të oksigjenit. Ky oksigjen më pas mund të lirohet kur të jetë e nevojshme.

Kjo ua mundëson notuesve të një pishine që të marrin frymë edhe kur janë thellë nën ujë, transmeton ljami.net.

Ky zbulim do t’u shërbej edhe udhëtuesve në hapësirë.

“Disa kokrra kristali mjaftojnë për një frymarrje, dhe përderisa materiali mund të absorboj oksigjen nga uji përreth, notuesit mund të furnizohet nga ato kokrra, prandaj nuk do të jetë e nevojshme që të marrim më shumë sasi kristali me vete”, ka thënë McKenzie. /lajmi.net