Harris u kthye nga Amerika për Ritën

Calvin Harris udhëtoi plot 15,000 milje, vetëm për ta kaluar natën me të dashurën e tij, Rita Ora, në ditëlindjen e saj. DJ skocez i bëri fillimisht 5,000 milje për të udhëtuar me aeroplan nga Los Angelesi për në Londër, për t’iu bashkuar Ritës në ditëlindjen e saj të 23-të. Ndërsa më pas, ai e…

ShowBiz

28/11/2013 12:00

Calvin Harris udhëtoi plot 15,000 milje, vetëm për ta kaluar natën me të dashurën e tij, Rita Ora, në ditëlindjen e saj. DJ skocez i bëri fillimisht 5,000 milje për të udhëtuar me aeroplan nga Los Angelesi për në Londër, për t’iu bashkuar Ritës në ditëlindjen e saj të 23-të.

Ndërsa më pas, ai e mori rrugën prej 10,000 miljesh, për në Sydney të Australisë, ku do të ketë angazhim në festivalin ‘Stereosonic’. Kjo nënkupton se Harris i bëri 32 orë udhëtim me aeroplan.

“Calvin ishte i vendosur ta shihte Ritën në ditëlindjen e saj, edhe pse angazhimet e tyre bënë që të ishin të ndarë në pjesë të ndryshme të globit. Kështu që, ai e rezervoi biletën dhe donte ta kalonte tërë ditën me të, duke udhëtuar drejt Londrës pas vetëm 24 orësh”, njoftoi një burim i tabloidit britanik ‘Mirror’.

“Ata e kaluan krejt kohën së bashku, duke ndenjur deri në ora 5 të mëngjesit jashtë, ndërsa pas disa orësh ai kishte për të udhëtuar. Rita ishte e lumtur me atë që bëri 29 vjeçari”, vazhdoi burimi. Rita dukej për mrekulli, e veshur në të kuqe.