Harmoni dhe elegancë, disa ide si të mobiloni shtëpinë me nuancat e ngjyrës blu

Hapini dyert ngjyrës blu, që sjell harmoni dhe elegance për ambiente të brëndshme chic dhe relaksuese.

Lifestyle

29/10/2017 17:40

Poetike dhe nostalgjike janë tonalitetet detare, ku blu-ja e detit më të thellë bashkohet me gurkalin, duke lënë gjurmët e elegancës që i reziston kohës.

Kjo është paleta protagoniste e sezonit të ardhshëm, që do të shohë blu-në e errët të shprehë personalitetin duke krijuar atmosfera ëndërrimtare.

Një rafinim i nevojshmë për të jetuar mirë dhe bukur përditshmërinë, sepse blu-ja është ngjyra që shpreh më saktë qetësinë. Hapni dyert e shtëpisë dhe përgatituni të mobiloni ambientet e brëndshme me ekuilibër, harmoni dhe stil.

Nje divan blu kadife, trasformohet në must-have të sezonit. Pastaj zona living nuk do të ishte aq perfekte pa ndodnje tapet ngyrë blu ku mund të përkedhelemi. Mos kini frikë as të vendosni blu-në mbi blu. Ky është kombinimi ideal i sezonit të ri.

Muri, krevati apo perdet, blu-ja josh me rafinimin që zotëron dhe është korniza ideale për një shtëpi me impakt të madh vizual.