Harley-Davidson sjell motorët elektrikë (Foto)

Prodhuesi i njohur i motorëve Harley-Davidson, do të nis prodhimin e 100 motorëve elektrikë.

Auto & Tek

16/05/2017 15:18

Presidenti i kompanisë, Bill Davidson e konfirmoi një gjë të tillë edhe pse tha se ende nuk ka një afat të caktuar për nisjen e këtij projekti, transmeton Lajmi.net.

“Ende nuk kemi një afat kohor për prodhimin e motorit elektrik, por projekti është duke ecur mirë. Shpresojmë që kjo ide do të përkrahet nga dashamirët e motorëve, pasi kohët e fundit jemi të rrethuar nga elektronika”, u shpreh Davidson.

Me këtë projekt Harley-Davidson synon që të bëjë sa më të thjeshtë dhe atraktive ngasjen e motorëve./Lajmi.net/

bbb1grb