HardhFest 2017 do të festohet për 4 netë – Lajmi.net
HardhFest 2017 do të festohet për 4 netë
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/ArteShowBiz 17:59, 15 May 2017
Festa e Vjeljes së Rrushit- Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënon një sukses të madh , ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 32 mijë me vizitore nga mbare bota.

Për dallim nga edicioni i kaluar, i cili zgjati 3 ditë, këtë vit, në edicionin e 16-të, Festa e Vjeljes se Rrushit, Festivali “Hardh Fest”, do të mbahet 4 ditë.

Festa e Vjeljes se Rrushit “HardhFest 2017” do të mbahet më datë 7, 8, 9 dhe 10 shtator , në Rahovec.

Edhe ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjithashtu do të përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Partneret e Festivalit.

“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se edicionet e kaluara.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “HardhFest”, është promovimi i rajonit vreshtar te luginës se Rahovecit, Vertarisë , Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosove. Gjithashtu, Hardh Fest, për qëllim ka të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarin, verën dhe enologjinë, promovim dhe fuqizim i bashkëpunimit dhe lidhjeve ne te gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësi për promovim te turizmit rural te Komunës së Rahovecit në Kosovë, Rajon dhe mbarë Botën.

 

Fjalët kyçe: HardhFest

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3