Hardh Fest po vjen – rrush, muzikë e çka jo tjetër (Foto/Video)

Rrushin dhe të gjitha produktet e tij, në Rahovec mund t’i gjeni në vikend, dhe jo vetëm, madje me çmime promovuese.

Lajme

02/09/2015 17:58

Muzikë, shumë aktivitete tjera e edhe mund të qëndroni në tenda apo edhe në bujtina. Kështu Rahoveci ka marr pamje tjetër, në edicionin e 14 të Festës së vjelljes së rrushit “Hardh Fest”, raporton lajmi.net.

Kjo festë u mundëson fermerëve, vreshtarëve, prodhuesve të verës, artistëve, rinisë dhe popullatës së kësaj ane, mundësinë që të jenë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore.

Nga Këshilli Organizativ bëjnë të ditur se këtë vit në Hardh Fest marrin pjesë prodhuesit më të mëdhenj vendor por ka edhe pjesëmarrës individual.

I vetmi problem mund të jetë mungesa e hapësirës, duke parë interesimin e madh të pjesëmarrësve.

Fehmi Hoxha, drejtor i kolonisë së artistëve në Hardh Fest tha për lajmi.net se kanë objektiv që të ruajnë traditat dhe zakonet të lidhura me vreshtarinë, verën dhe enologjinë, promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve në gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësia për të grumbulluar të ardhura shtesë për banorët e zonave të vreshtave të luginës së Rahovecit.

“Rahoveci gjithmonë ka dit dhe din të organizojë ngjarje kaq të mëdha. Do bëhet promovimi i vlerave, i traditës dhe kulturës së kultivimit të hardhisë së rrushit, rrushit dhe verërave që datojnë që nga koha e mesjetës që janë kultivuar këtu në Rahovec. Presim shumë vizitorë dhe përmes kësaj edhe më shumë do bëhet promovimi i vlerave tona”, tha ai.

E në Hardh Fest është edhe 14 vjetori i kolonisë së artistëve që do marrin pjesë artistë nga shumë shtete të botës, 43 gjithsej, ku do bëjnë një ekspozitë e që fondet e shitjes do i dedikohen një vajze nga Rahoveci që vuan nga leokimia.

Por, si çdo Festival tjetër, edhe Hardh Fest nuk do të arrinte deri këtu pa vullnetarët. 100 të tilla sa janë angazhuar në Rahovec, po bëjnë që gjithçka të përfundojë në kohën e duhur.

Ndërsa Qëndrim Gashi, drejtor i planifikimit në këtë festival bënë të ditur se do të ketë edhe grupe muzikore nga më të famshmet në vend.

“Janë nga të gjitha vendet e Kosovës, Gjilani, Ferizaj, Kamenica, Kaçaniku, ata po na ndihmojnë pjesët e sistemimit, ndërsa në pjesën e aktiviteteve secili ka marr vullnetarët e vet dhe po menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Brenda dy ditësh përfundojnë punimet dhe të shtunën jemi gati për festën e madhe”, tha ai për lajmi.net.

Grupi NA, Jericho, Asgjë sikur Dielli e shumë të tjera e që mund t’i dëgjoni pa paguar asgjë.

Festa e vjelljes së rrushit ka filluar qysh moti, më vonë është bërë festës në nivel nacional, e vënë nën patronimin e Presidencës së Republikës së Kosovës për një kohë, si dhe çdo vit e mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Komuna e Rahovecit, si festë e veçantë tradicionale, ku shënohet fillimi i vjeljes dhe mbledhjes së bereqeteve, si kurorëzim i punës së vreshtarëve të vyeshëm./lajmi.net

YouTube player

Rrushi6 Rrushi5 Rrushi4 Rrushi3 Rrushi2 Rrushi1 Rrushi