Haraqija: LDK-ja e di që nuk do të ketë zgjedhje

Ish – ministri i Kulturës, Astrit Haraqija ka thënë se LDK e di që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit.

Lajme

26/04/2018 22:56

Ai në emisionin “Debat Plus”,  ka theksuar se tryeza e thirrur nga partia e Mustafës është e dobishme, sepse sipas tij, në këto takime pritet që të arrihet një dakordim për tema e mëdha që pritet të kalon vendi.

“Unë mendoj se Kosova nuk ka komoditet që të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka shtuar Haraqija.