Haradinaj zotohet për bashkëpunim me përfaqësuesit e sindikatave

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve dhe të bizneseve të Kosovës.

Lajme

29/05/2017 14:38

Ai ka premtuar një bashkëpunim të ngushtë me këto sindikata për t’i zgjidhur problemet e punëtorëve në Kosovë.

“Sot kam pritur përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve dhe të bizneseve të Kosovës të cilët i falenderova për angazhimin dhe kontributin e tyre të hershëm në rrugëtimin për pavarësinë e Kosovës. E kam për nder që edhe njëherë me u kthy në temën e bashkëpunimit të ngushtë në trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për sifdat, problemet dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në facbook.

“Kjo qasje e punës së përbashkët do të sjellë rezultate të përbashkëta për të mirën e të gjithëve”, ka thënë lideri i AAK-së.

Haradinaj sot gjatë ditës ka vizituar edhe fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Prishtinës. /Lajmi.net/