Haradinaj voton i pari prej liderëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e dhënë votën e tij në Qendrën e Votimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, “Dr. Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Lajme

08/06/2014 09:33

Haradinaj ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për vendin, ku të gjithë ju, do të vendosni për drejtimin e Kosovës për katër vjetët e ardhshme.

“Unë votova. Votoni edhe Ju!”, ka shkruar Haradinaj në profiling e tij në Facebook.

Qendra e votimit janë hapur sot që nga ora 7:00 e mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në ora 19:00, ndërsa procesit të votimit pritet t’i bashkohen një milion e 782 mijë e 54 qytetarë me të drejt vote.