Haradinaj: Vota pro demarkacionit, është votë për integrimin evropian të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paraqitur para deputetëve projektligjin për Demarkacionin.

Lajme

20/03/2018 16:35

Haradinaj ka thënë se votimi pro kësaj marrëveshje, është votë për integrimin evropian të Kosovës, raporton lajmi.net

“Kemi kaluar një fazë jo të lehtë për të adresuar një çështje më të rëndësishme për shtetin. Kemi arritur të gjejmë një formulë të pranueshme për të gjitha paLët. MarrëveshjA ndërmjet dy presidentëve dhe komisioni Bulliqi e plotësojnë marrëveshjen e vitit 2015. Vota pro këtij ligji është votë për shtetin e Kosovës dhe integrimin evropian të Kosovës. I kemi analizu të gjitha faktet dhe ratifikimi i këtij projektligji nuk e rrezikon territorin”, ka thënë Haradinaj.  /Lajmi.net/