Haradinaj viziton nesër Suharekën pas vërshimeve nga shiu

Kryeministri i Kosovës do të vizitojë nesër komunën e Suharekës.

Lajme

19/08/2018 19:09

Vizita e tij bëhet disa ditë pas vërshimeve që u bën në këtë komunë nga reshjet e mëdha të shiut.

Vizita do të bëhet në orët e pasdites, saktësisht në ora 14:00.

Gjithashtu nesër Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës me fillim nga ora 10:00